Shkëputet reaktori i fundit në centralin bërthamor të Zaporizhzhias

Shkëputet reaktori i fundit në centralin bërthamor të Zaporizhzhias

Blloku i fundit i reaktorit të punës në centralin bërthamor të Zaporizhzhia është shkëputur pasi granatimet ruse ndërprenë linjat e energjisë, tha Energoatom e Ukrainës.

Kompania energjetike tha se: “Gjatë tre ditëve të fundit, forcat pushtuese ruse kanë vazhduar granatimet intensive të territorit rreth termocentralit Zaporizhzhya. Sot, më 5 shtator 2022, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga granatimet, linja e transmetimit 330 kV ZaTES- Ferroalloy u shkëput, pra linja e fundit që lidhte nyjen ZaNPP/ZATES me sistemin energjetik të Ukrainës”!

Për rrjedhojë, njësia e energjisë nr.6 është shkarkuar dhe shkëputur nga rrjeti, i cili aktualisht furnizon nevojat e vetë ZNPP-së.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kishte folur me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy për centralin, tha se e vetmja mënyrë për të rivendosur sigurinë atje ishte tërheqja e trupave ruse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy