Gallup: 60% e shqiptarëve duan të ikin jashtë vendit (VIDEO)

Gallup: 60% e shqiptarëve duan të ikin jashtë vendit (VIDEO)

1.7 milion shqiptarë apo 60 përqind e popullsisë së vendit duan të ikin nga Shqipëria. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur kompania e njohur e sondazheve “Gallup”.

60 përqind e shqiptarëve apo 1.7 milion shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria.  Ky është përfundimi në të cilin ka dalë kompania e njohur e sondazheve “Gallup”, sipas të cilit, Shqipëria është vendi i katërt në botë, prej të cilit njerëzit dëshirojnë të emigrojnë. Tri vendet e tjera me prirjen më të lartë për emigracion janë Sierra Leone, Liberia dhe Haiti.

Në sondazhin e publikuar të Gallup për potencialin e migracionit neto tregohet në përqindje për largimin e trurit dhe largimin e të rinjëve. Sipas këtyre tabelave, në Shqipëri duan të largohen më tepër se 50 përqind e trurit dhe 25 përqind e të rinjve.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2017, në Shqipëri votuan 1.613.975 njerëz, afërsisht sa numri i njerëzve që duan të lenë vendin. Sondazhi i “Gallup” është realizuar pas intervistave të kryera me rreth gjysmë milioni të rritur në 152 shtete në periudhën 2015-2017. Gallup përllogariti se sa do të përfitonte apo humbte një shtet nga popullata e saj e rritur mbi 18 vjeç, duke zbritur ata që kërkojnë të shpërngulen dhe duke shtuar ata që kërkojnë të vijnë në një shtet.

Në sondazhin e mëparshëm të Gallup pas vëzhgimeve të kryera në periudhën 2013-2016, 56 përqind e njerëzve në Shqipëri dëshironin të emigronin, gjë që do të thotë, se dy-tre vite më pas, janë 4 përqind më tepër njerëz, që duan të lenë Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy