Kulla: Sulmi ndaj Izraelit dëshmoi se pa satelitë dhe radarë të gjeneratës së fundit, parandalimi është i vështirë

Kulla: Sulmi ndaj Izraelit dëshmoi se pa satelitë dhe radarë të gjeneratës së fundit, parandalimi është i vështirë

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla goditjen e Izraelit nga Libani tre ditë më parë e quan të paprecedentë, pasi u godit brigada “Golan”, një njësi speciale e ushtrisë izraelite.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se dështimi i Izraelit dha efekt të tmerrshëm me të vrarë dhe të plagosur në repartin që ndodhet mes Jerusalemit dhe Tel Aviv.

Janë 12 të vrarë dhe mbi 90 të plagosur. Ata e dinin që do vinte shefi i shtabit atë natë në një darkë. Por shefi i shtabit nuk ishte aty.

Nuk e prisnin, janë goditur me dronët iranianë, dronët që Irani i ka dhënë Rusisë.

Kanë shpejtësi dhe karburant sintetik, nuk lëshojnë nxehtësi dhe radarët nuk i kapin.

Sulmi dëshmoi se sado perfektë të jenë sistemet mbrojtëse, pa satelitë dhe radarë të gjeneratës së fundit, është gjithmonë më e vështirë të parandalohen sulmet me dronë dhe raketa.

THAD janë niveli i fundit i teknologjisë kundërajrore në botë. Në Izrael ka dy sisteme THAD janë vendosur prej disa vitesh, por janë vendosur në jug.

Izraeli ka sisteme Patriot, ka dy sisteme THAD po i ka në shkretëtirë.

Tre vende në botë kanë THAD, SHBA, Arabia Saudite dhe Emiratet. Izraelit ja ka dhënë SHBA.

THAD është shumë i kushtueshëm dhe vetëm sistemi i baterisë kushton 4 miliardë euro, çdo municion i THAD kushton 4 milionë euro.

Nëse Patriot e eliminon objektin e sulmit në 30 kilometër distancë, THAD e eliminon në 100 kilometër distancë.

Për të ndërtuar një sistem raketor THAD duhen nga 3-4 vjet.

Izraeli dhe amerikanët janë aq të shqetësuar pasi iranianët bashkë me rusët kanë zhvilluar sisteme raketore të nivelit shumë të lartë dhe mund ta bëjnë hi Tel Avivin.

Por sistemi THAD është më i kushtueshmi në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy