Novavax efektiv kundër Omicron

Novavax efektiv kundër Omicron

Vaksina Novavax është efektive kundër variantit Omicron, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga kompania. Vaksina është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në BE.

Sipas rezultateve nga kompania dhe që pritet të publikohen në një revistë shkencore rezulton se të dyja dozat e vaksinës shkaktojnë përgjigje të fortë imune kundër Omicron dhe varianteve të tjera të virusit. Doza e tretë, pas 6 muajsh shkakton rritje të përgjigjes imune, në krahasim me rezultatet që ishin të vlefshme deri në fazën 3 të provave klinike. Sidomos për mutacionin Omicron doza përforcuese konsiderohet e nevojshme pasi imuniteti ndaj tij reduktohet gradualisht  pas marrjes së dy dozave. Përgjigja imune e fëmijëve është 2 deri në 4 herë më e lartë se ajo e të rriturve.

Kompania njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë një vaksinë posaçërisht për mutacionin Omicron në fillim të janarit. Gregory Glenn, President i Kërkimit dhe Zhvillimit të Novavax, tha: “Vaksina NVX-CoV2373 ka treguar një  përgjigje të fortë imune kundër Omicron dhe varianteve të tjera. Vaksina mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër virusit dhe varianteve të tij të reja. Megjithatë, për shkak të mutacionit të virusit, mund të jetë i nevojshëm zhvillimi i një vaksine specifike për Omicron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy