Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Arben Çipa, e konsideron si një lajm të mirë dhe alfën e një destinacioni turistik certifikimin e hoeleve në Shqipëri.
Duke folur në "Mcn Economy" Çipa thotë se në Shqipëri ende s’kemi asnjë hotel të klasifikuar zyrtarisht me 5 yje, dhe deri më tani vlerësimi është bërë nga vet subjektet.

“Kanë ekzistuar disa projekte që kanë të monitoruara nga ministritë përkatëse, për çështjen e certifikimit të hotelerisë sidomos dhe këto projekte s’kanë arritur kurrë deri në implementin final. Tashi ky lajm i mirë uroj të realizohet, pasi është minimalja që mund të ndodhë në një destinacion turistik sa i përket certifikimit. Është alfa certifikimi.
Si funksionon? Nga sa jam informuar mbi draftin, është diçka që duhet të kishte ndodhur prej kohësh, por funksionimi qoftë edhe sot kur ka filluar një turizëm i zhvilluar në një masë të caktuar, detyron subjektet, i klasifikon në krahasim me subjektet e paklasifikuara referuar referencave dhe kushteve. Është në rrugë të mbarë si ide, por mbetet të implementohet. Vlerësimi për yjet është bërë nga subjektet, dhe s’kemi vlerësim zyrtar.
Referuar yjeve ne si operatorë turistikë, ia lëmë në dorë operatorit të huaj. Sa i përket investimit, parimisht investimi është me 5 yje, por thembra e Akilit janë shërbimet dhe zërat që përfshin një hotel. Operatorët e huaj sjellin një formular që përfshin 15, 20, 30, 100 zëra. Vlerësimi që bën çdo individ është nul. Padyshim që prish punë, ashtu sikurse ndihmon konkurrentin në krah, që ka deklaruar 4 yje, dhe është më i vlerësuar. Klasifikimi është detyrim, impenjim”.



