Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se do të ketë mjegull dhe mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.
Ndërkohë valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.



