"Armëpushimi po funksionon shumë mirë ", tha Donald Trump nga Haga, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s.
Jam shumë krenar për Izraelin sepse aeroplanët e tyre u kthyen prapa.
Po ashtu Trump tha se Irani do ta ndalojë pasurimin e uraniumit.
"Gjëja e fundit që Irani dëshiron të bëjë është të pasurojë diçka. Mendoj se do të kemi një marrëdhënie, në një formë apo në një tjetër, me Iranin. Ata nuk do ta kenë bombën, ata do të ndalojnë pasurimin e uraniumit ", sipas presidentit amerikan.
Sipas Trump nëse Irani do të fillojë të pasurojë sërish uraniumin, SHBA do ta sulmojë sërish.
"Nëse Irani fillon përsëri të pasurojë uraniumin, ne do të sulmojmë përsëri", paralajmëroi Donald Trump.



