Trump rrëzon Jeb Bush

Trump rrëzon Jeb Bush

Gara për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po prodhon viktimat e para. Dhe nuk bëhet fjalë për një peshë të lehtë por për pinjollin e familjes që ka nxjerrë dy presidentë, ish-Guvernatorin e Floridas, Jeb Bush.

 

Ikja e Bushit u provokua nga fitorja e fuqishme brenda republikanëve e miliarderit Donald Trump i cili doli sërish i pari në Karolinën e Jugut. Bush fitoi vetëm 8% ndaj u tërhoq në fund.

 

"Njerëzit u përcaktuan në Iowaa dhe New Hampshire, dhe tani edhe në Karolinën e Jugut. Për shkak të përcaktimit të zgjedhësve sot do të përmbyllë fushatën time dhe do të tërhiqem nga zgjedhjet" - deklaroi nga ana e tij, Jeb Bush.

 

Bush më parë në Iowa fitoi vetëm 2.8% të votave, dhe në New Hampshire 11%, kurse pas rezultatit të dobët në Karolinën e Jugut tha se SHBA-të kanë nevojë për një President të fortë me mbështetje të madhe dhe se një të tillë mund të ofrojë vetëm Partia Republikane.

 

Në garën për kanditat për president nga radhët e republikanëve kanë mbetur pesë kandidatë. Në avantazh të lehtë është miliarderi Donald Trump, senatori nga Teksasi Ted Cruz, senatori Marco Rubio nga Florida, Guvernatori i Ohio-s John Kasich dhe neurokirurgu i njohur Ben Carson.

 

Ndërkaq nga kampi demokrat, Hillary Clinton fitoi në Nevada por me vështirësi ndaj socialdemokratit Sanders. Senatori i majtë nga Vermonti tha se rezultati i tij tregon se ai është kompetitiv kudo nëpër Amerikë.

 

Pas dy ditësh janë votimet e "super të martës" ku në të dyja partitë votohet në shumë shtete. Gjithashtu rezultatet e së martës do të vendosin më pas se ku do të shkojë vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy