
Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrtoi sot ankimimin e 11 kuksianëve, që ndodhen në paraburgim që prej arrestimeve që pasuan protestën për tarifën e Rrugës së Kombit.
Një grup protestuesish u mblodhën para gjykatës, në mbështetje të 11 të arrestuarve. Ndërkohë, të pranishëm janë edhe një numër i madh efektivësh të policisë.
Njëmbëdhjetë kuksianë mbetën në burg pas një vendimi të dhënë nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Kukësit javën e kaluar në Tiranë. E njëjta gjykatë liroi 12 të arrestuarit e tjerë. Seanca u zhvillua në Gjykatën e Tiranës për shkak të mungesës së kapacitetit të Gjykatës së Kukësit.



