Partia demokratike kërkon nga kreu i kuvendit zbatim të ligjit për dekriminalizimin. Me anë të një shkrese drejtuar Kuvendit, Grupi Parlamentar Demokrat kërkon që aktet nënligjore të miratohen të enjten, me 25 shkurt.
Në rast se nuk miratohen këto akte, opozita kërcenon se do të kushtëzojë çdo funksionim normal të parlamentit, deri sa të miratohet ligji i Dekriminalizimit.



