Studiuesit kanë më në fund një shifër për shkallën e vdekshmërisë së koronavirusit

Studiuesit kanë më në fund një shifër për shkallën e vdekshmërisë së koronavirusit

Një nga pyetjet më të rëndësishme në lidhje me një sëmundje infektive në zhvillim e sipër siç është koronavirusi është nomra e vdekshmërisë që ai ka. Pas mbledhjes së të dhënave për muaj të tërë, shkencëtarët po i afrohen një përgjigjeje.

Studiuesit përdorin një matje të quajtur shkalla e fatalitetit të infeksionit (IFR) për të llogaritur se sa vdekjeprurëse është një sëmundje e re. Ajo është përqindja e personave të infektuar që do të vdesin si pasojë e sëmundjes, përfshirë ata që nuk testohen ose nuk shfaqin simptoma.

"IFR është një nga numrat e rëndësishëm së bashku me pragun e imunitetit të tufës. Ky tregues ka implikime për shkallën e një epidemie dhe atë sa seriozisht duhet ta marrim një sëmundje të re", thotë Robert Verity, epidemiolog në Imperial College London.

Llogaritja e saktë e IFR është një sfidë sepse mbështetet në njohjen e numrit të përgjithshëm të personave të infektuar - jo vetëm ata që konfirmohen përmes testimit. Por shkalla e vdekshmërisë është veçanërisht e vështirë për t’u përcaktuar, pjesërisht sepse ka shumë njerëz me simptoma të buta ose asimptomatikë, të cilët mund të kalojnë pa u regjistruar si raste dhe gjithashtu sepse koha midis infeksionit dhe vdekjes mund të jetë rreth dy muaj. Shumë vende po përpiqen të numërojnë të gjitha rastet e vdekjeve të lidhura me virusin. Të dhënat sugjerojnë se disa prej tyre humbasin në përllogaritjet zyrtare.

Të dhënat që nga fillimi i pandemisë e mbivlerësuan vdekshmërinë e virusi, dhe më pas analizat e mëvonshme e nënvlerësuan. Tani, studime të shumta - duke përdorur disa metoda - vlerësojnë se në shumë vende rreth 5 deri në 10 njerëz do të vdesin për çdo 1 000 të prekur nga COVID-19. "Studimet në të cilat besojmë kanë tendencë të konvergojnë rreth 0,5-1%", thonë epidemiologët.

Por disa studiues thonë se konvergjenca midis studimeve thjesht mund të jetë rastësi. Për të kuptuar vërtet se sa vdekjeprurës është virusi, shkencëtarët duhet të dinë se sa lehtë vret ai grupe të ndryshme njerëzish. Rreziku i vdekjes nga COVID-19 mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme në varësi të moshës, përkatësisë etnike, aksesit në kujdes shëndetësor, statusit socioekonomik dhe kushteve themelore shëndetësore. Kërkohen më shumë sondazhe me cilësi të lartë të grupeve të ndryshme, thonë këta studiues.

IFR është gjithashtu specifik për një popullatë dhe ndryshon me kalimin e kohës pasi mjekët përmirësohen në trajtimin e sëmundjes, gjë që mund të ndërlikojë më tej përpjekjet për ta zvogëluar atë. / NATURE / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy