Këngëtari Shpat Kasapi kapet me kokainë

Këngëtari Shpat Kasapi kapet me kokainë

Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi dyshohet se është arrestuar një muaj më parë me një sasi lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Mediat maqedonase shkruajnë se gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, Kasapi është kapur me dy doza të vogla me lëndë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, në lagjen “Gjorce Petrov”, në afërsi të “SP PLANET”.

Ndërkohë, menaxherja për marrëdhëniet me publikun të këngëtarit Shpat Kasapi, është shprehur se nuk është në dijeni të rastit dhe se nuk mund të prononcohet lidhur me çështjen.

Ndërkohë, reagime nuk ka patur as nga vetë këngëtari Shpat Kasapi.

Sakaq, pas publikimit të këtij lajmi, këngëtari ka reaguar nëpërmjet një “Instastory” në Instagram. Sipas tij, ai ndodhet në Tiranë dhe e ka thënë se të gjitha janë shpifje. “Në Tiranë për qejf, ju më nxorët në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet”, shkruan ai.

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë raportuar ditën e sotme se këngëtari Shpat Kasapi, i cili mban gjithashtu postin e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë në Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy