Cakaj: Kosova, vija e kuqe. Nuk ka mini-Shengen pa të

Cakaj: Kosova, vija e kuqe. Nuk ka mini-Shengen pa të

Kosova është vija e kuqe në raportin e Shqipërisë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në kuadër të mini-Shengenit. Qëndrimi i Tiranës zyrtare konfirmohet nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Në një intevistë për “Koha TV” në Kosovë, Cakaj është shprehur se Shqipëria është e vendosur që në asnjë rrethanë të mos merren vendime për lehtësira pa përfshirjen e Kosovës.

Ishte iniciativë për të cilën ishin të informuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor (mini-Schengeni). Parim është që në asnjë rrethanë të mos ketë marrje të masave apo detyrimeve konkrete në raport me lehtësirat që po planifikohet të ndodhin, ku përjashtohet Kosova. Shqipëria e ka të qartë vijën e kuqe, e ajo është Republika e Kosovës. Tirana zyrtare e sheh rajonin me sytë e Kosovës dhe flet me zërin e Kosovës, por jo në emër të saj sepse mund të ketë qëndrime të pavarura”, është shprehur Cakaj.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë është shprehur më tej se Shqipëria do të largohet nga iniciativa e mini-Schengenit ballkanik, në rast se Serbia shfaq probleme në raport me Kosovën.

Cakaj ka komentuar takimin e parë trelateral mes kryeministrit Rama; presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit në largim të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Novi Sad të Serbisë.

Ka qenë takim trelateral në vazhdën e takimeve të mëhershme. Shumë shpejt pritet të kemi një takim trelateral me Malin e Zi, Kroacinë e Kosovën, e kështu me radhë. Nuk do të jetë ndërmarrje trelaterale. Kryeministri Rama e ka pasur kusht thelbësor të panegociueshëm, që nëse Kosova përjashtohet nga ky bashkëpunim, Shqipëria tërhiqet menjëherë. Aty u është bërë ftesë tri shteteve të tjera: Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, që t’i bashkohen kësaj iniciative”, ka thënë Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy