Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike/ Irani: Vendimi i Shqipërisë i pamenduar, po ndikohet nga palë të treta

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike/ Irani: Vendimi i Shqipërisë i pamenduar, po ndikohet nga palë të treta

Në një deklaratë të bërë sot pasdite, Irani ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë Shqiptare kundër Republikës Islamike, duke i konsideruar ato si të pabaza.

Ministria e Jashtme thotë se e konsideron vendimin e Tiranës për të ndërprerë marrëdhëniet me Tehranin si të mbështetur në pretendime të pabaza, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian.

Ai u shpreh se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë. Më tej në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se "deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit".

Deklarata më tej vë në dukje se në Shqipëri është strehuar “një grup famëkeq terrorist” dhe shprehu keqardhjen që Tirana ishte ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta. Kujtojmë që Shqipëria ndërpreu sot marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi kryeministri Rama u shpreh se është vërtetuar që sulmi kibernetik u krye pikërisht nga ky shtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy