
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ekonomia shqiptare dhe pa ndikimin e krizës në botë, luftës në Ukrainë dhe tërmetit të 2019 do shkonte drejt kësaj situate.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Preçi tha se kjo gjendje se ka pakësim të prodhimit në tregon se kjo gjë ka ardhur si pasojë e uljes së numrit të kafshëve dhe pakësimit të sipërfaqeve të mbjella.
Sipas Preçit nuk ka asnjë politikë që të nxisë prodhimin vendas.
Duhet të kuptojmë raportet që kanë agjentët në ekonomi. Qeveria ka detyre të monitorojë zhvillimet të moderojë impaktet që merr ekonomia, të përmbushë detyrimet në shërbimet ndaj qytetarëve. Edhe pa luftën në Ukrainë, edhe pa tërmetin e 2019 dhe pa krizën botërore ekonomia jonë do shkonte drejt kësaj situate veçanërisht ushqimeve. Është fakt që zvogëlimi i sipërfaqeve me drithëra, pakësimi i kafshëve të prodhimit në dhjetë vitet e fundit me 25% është tregues që mungojnë politikat pro prodhimi vendas, pro eksportit dhe krijojnë mundësitë për të shfrytëzuar potencialet. Konstatimi i FMN është për tu marrë në konsideratë pasi të gjithë e pranojnë që goditja në anën e ofertës, mungesa e mallrave në treg ka sjellë këtë situatë që është bërë më serioze dhe me ndikimin që ka energjia për shkak të importi. Nuk shoh asnjë politikë pro prodhimit vendas. Nuk shoh të jenë shtuar kafshët apo sipërfaqet, nuk shoh as punësim, dhe nuk shoh shtim të mallit në treg, por kemi pakësim. Të gjitha prodhimet janë të lidhura me importin dhe nuk ndihmojnë për t’iu përgjigjur shtimit të ofertës për të pasur goditje kundërshtuese. Situata është e mbartur dhe parashikimet e ndërkombëtarëve konfirmojnë që do duhet kohë për ta kapërcyer. Disa ndryshime në demografinë e fshatin po e bëjnë më të vështirë normalizimin e situatës.
Qeveria ka rolin që të inkurajojë ato faktorë që lidhet me politikat e saj në mënyrë që prodhimi vendas të vijë duke u rritur. Nuk mund të ndryshojë ekonomia me propagandë.



