Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”/ Mehmeti: Atentat ndaj arsimit, hakmarrje e pastër (VIDEO)

Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”/ Mehmeti: Atentat ndaj arsimit, hakmarrje e pastër (VIDEO)

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti e konsideroi një atentat për arsimin mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit “Zubejde Hanim” nga MAS.

Duke folur në MCN Live Mehmeti thotë se kemi të bëjmë me një hakmarrje të pastër, pasi në këtë vend nuk është menduar kurrë për arsimin.

Për mua është një atentat i pastër që i bëhet arsimit shqiptar. Është një goditje e rëndë për familjet shqiptare, të rinjve, nxënësve elitarë që ka nxjerrë ajo shkollë, me të cilët jemi mburrur sepse kemi fituar medalje ndërkombëtare, në matematikë, kimi, biologji, nga SHBA në Evropë. Papritur nxjerrim një VKM që nga pikëpamja ligjore ka kundërshti të mëdha. Dy nenet tregojnë fare qartë që masat janë të përshkallëzuara në rast se ka pasur shkelje ligjore, të cilat ne nuk i dimë. Standardet mund t’i shikoni vet. Standardet ishin të shkëlqyera. Nëse një shkollë private ikën nga një mjedis te tjetri lajmëron dhe këtë e ka bërë shkolla. Duhet të shkonte zyra arsimore në juridiksion dhe bën inspektimin. Pasi bën inspektimin e shkollës deklaron nëse shkolla ka standarde apo nuk ka. Kjo bëhet para se të fillojë shkolla jo tani që është në vijim. T’i i lë për detyrë nëse këto standarde nuk realizohen brenda një kohe të caktuar...P.sh. nuk plotëson faktin që nga dy tualete duhet të kesh tre. Hajde të hyjmë në shkollat shtetërore apo kopshte se cilat janë standardet. Ku i kanë tualetet, ku i kanë shkallët dhe ashensorët për fëmijët me aftësi ndryshe!

Duket një hakmarrje e pastër. Nuk kemi investuar për arsimin ne. Arsimi është i fundit për të cilin mund të mendohet. Cili do jetë fati i fëmijëve, po i prindërve?! E dini që ka nxënës nga rrethet e largëta që kanë marrë shtëpi me qira! Ata kanë program të gjuhëve të huaja dhe tani do shkojë në programe shqip. Ata kanë edhe mësime shtesë që i përgatisin për Maturën Shtetërore. Po ëndrrat që ata kanë thurur! Ikin nga një mjedis social në një tjetër . Atje ka me dhjetëra mësues që kanë vënë investimin e jetës. Ti mund ta gjobisje, t’i pezullojë lejen dhe i thuaje pas një viti shohim. Cilat janë kriteret ligjore? Planin ia ka miratuar, stafi mësimor është super i kualifikuar, sepse unë i njoh. Ata kanë bërë një ecje shumë përpara, qoftë në laboratorë, në kualifikim. Do ishte mirë t’i kishte edhe shteti, por s’i ka. Ne kemi një mundësi të madhe që kemi një alternativë”.

Mehmeti vuri në dukje se nuk ka transparencë nga MAS se ku qëndron paligjshmëria në lidhje me mbylljen e kolegjit dhe kopshtit.

Çështja është a u kthejmë dot të ardhmen e vet? A u japim dot të njëjtën cilësi arsimore? Unë njoh familje që janë shpërngulur nga Delvina dhe Saranda dhe paguajnë shtëpi nga 400 në 500 euro. Kush do ua kthejë lekët? Është e gatshme MAS të rimbursojë këtë pagesë. Apo do thoshte është çështje private. Dy javë para se të fillojë shkolla e panë që nuk plotësojnë kushtet. Fëmijë të veshur me uniforma që nuk i gjen në shkollat e tjera. Është një goditje që nuk ikën thjeshtë. Është një traumë që kanë kaluar. Unë në asnjë rast nuk mbështes paligjshmërinë, por të na shpjegojë dikush cila është paligjshmëria. Psh. në shkollë është nxitur terrorizmi, diskriminimi fetar apo gjinor?! Janë infiltruar mësues që kanë qenë kriminalë?! Kërkojmë vetëm një gjë si qytetar, transparencën. Ku është shkelur në kallo qeveria, apo ministria. Apo dikush tani fërkon duart që do marrë këta nxënës dhe do rrisë potencialet e veta. Janë shpërngulur shumë shkolla private, pse kjo godinë qenka më pak e papërshtatshmja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy