U nxor nga rrënojat e tërmetit pas 248 orësh, mbiemri i 17-vjeçares do të thotë “ajo që nuk vdes”

U nxor nga rrënojat e tërmetit pas 248 orësh, mbiemri i 17-vjeçares do të thotë “ajo që nuk vdes”

Një vajzë 17-vjeçare u shpëtua mëngjesin e së enjtes nga rrënojat e një ndërtese në provincën jugore të Kahramanmaras, 248 orë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë.

Alaina Elmez, mbiemri i së cilës do të thotë “ajo që nuk vdes”, është ndër të paktat e mbijetuara që gjenden në rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmeti 7.8 ballë, pavarësisht se kanë kaluar dhjetë ditë dhe në zonë mbizotëron i ftohti.

Adoleshentja ishte e vetëdijshme në kohën kur ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat.

Vullnetarët, kryesisht minatorët që kanë mbërritur në zonat e prekura nga pjesë të ndryshme të Turqisë, janë ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja.

Minatori Ali Akdogan tregoi se:

Të gjithë minatorët do t’ju thonë të njëjtën gjë. Ne erdhëm këtu me shpresën për të zbuluar një tingull që vjen nga një i mbijetuar.

Edhe nëse zëri vjen nga një mace, ne do të përpiqemi ta shpëtojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy