Këshilli Kombëtar i PD/ Nika: Takim formal për t’u “mbyllur gojën” të tjerëve. Më efektiv do të ishte diskutimi se çfarë po shkon keq në parti (VIDEO)

Këshilli Kombëtar i PD/ Nika: Takim formal për t’u “mbyllur gojën” të tjerëve. Më efektiv do të ishte diskutimi se çfarë po shkon keq në parti (VIDEO)

Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, pas mbledhjes së Kryesisë dhe thirrjes për protestën e 22 dhjetorit. 

Për këtë zhvillim ka reaguar kandidati i PD-së për Bashkinë e Vlorës, Gjergj Nika, i cili në një analizë për “MCN Live” e cilëson këtë mbledhje më shumë si formale.

Sipas Nikës, Këshilli Kombëtar po mblidhet kryesisht për t’u dhënë përgjigje kritikave se anëtarësia nuk po përfshihet në vendimmarrje dhe se vendimet po merren vetëm nga Sekretari dhe lidershipi i partisë.

Ajo që pritet nga kjo mbledhje është diçka normale. Këshilli Kombëtar është mbledhur më shumë për t’u mbyllur gojën të tjerëve, që thonë se nuk po mblidhet dhe se vendimet merren vetëm nga drejtuesit. 

Çdo vendim, përfshirë edhe organizimin e protestës së 22 dhjetorit, fillimisht kalon në Kryesinë e PD-së, ku diskutohen dhe miratohen propozimet, dhe më pas i përcillet Këshillit Kombëtar, çka nuk përputhet plotësisht me frymën e statutit të partisë.

Nika parashikon se nga kjo mbledhje pritet të dalë një rezolutë, përfshirë edhe çështje që lidhen me akuzat ndaj ndikimeve të jashtme në parti, të cilat sipas tashmë kanë humbur vlerën politike.

Prandaj, unë mendoj se ata do të dalin me një  rezolute ashtu siç e kanë shprehur që kanë lidhje me Soros-in dhe që është një gjë që do duhej të ishte bërë më herët pasi kane kaluar shumë vite dhe pasi u mbyllen çdo gjë dhe tanimë është pa vlerë ajo rezolutë.

Po ashtu, në rendin e ditës pritet të diskutohet edhe protesta e 22 dhjetorit, pra, mbledhja nuk do të sjellë risi thelbësore.

Kjo do të jetë më shumë një mbledhje formale, sa për të thënë se u mblodh Këshilli dhe u morën disa vendime. 

Këshilli Kombëtar do të kishte një rol real pozitiv vetëm nëse do të dëgjoheshin zëra kritikë dhe do të hapej një debat i sinqertë mbi atë se çfarë po shkon keq në Partinë Demokratike dhe si mund të përmirësohet situata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy