
Të paktën 4500 palë këpucë, që simbolizojnë palestinezët e vrarë gjatë konfliktit me Izraelin në dekadën e fundit, u rreshtuan para ndërtesës së Këshillit Europian në Bruksel, në formë proteste.
“Kemi një mesazh për liderët e Bashkimit Europian: Jeta e palestinezëve vlen”, tha Fadi Quran, lideri i Avaaz, OJQ-ja që organizoi demonstrimin.
“Ne besojmë se e vetmja mënyrë për të shkuar drejt paqes është sanksionimi i Izraelit”, shtoi ai.
Situata mes Izraelit dhe palestinezëve u acarua pasi SHBA-të zhvendosën ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem, më 14 maj, ditë kur u vranë 60 palestinezë.
Shumë vende të BE-së, që e kanë kundërshuar zhvendosjen e ambasadës amerikane, e dënuan përdormin e forcës në këtë rast, por vetëm kaq.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së mbajtën dje një mbledhje në Bruksel, ku pritej të diskutohej kjo çështje.



