Një kolonë mbresëlënëse e grupit paraushtarak Wagner i përbërë nga të paktën 60 automjete mbërriti sot në Bjellorusi nga Rusia. Lajmin e njoftoi grupi monitorues bjellorus Gayun, siç raporton UNIAN. Ardhja e mercenarëve Wagner është konfirmuar nga autoritetet bjelloruse, sipas Rbc-Ukraine. “Këtë mëngjes, më 15 korrik, u pa një kolonë e madhe makinash dhe kamionësh me targat e të ashtuquajturave Dpr/Lpr (republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Lugans,), thuhet në raportin e Gayun. Kolona, sipas Gayun, kaloi përmes Rohachiv në drejtim të Bobruysk, dhe më pas në Osypovych. Të paktën 60 automjete u panë, duke përfshirë kamionë, furgonë dhe të paktën tre autobusë që transportonin pasagjerë. Automjetet u shoqëruan nga makina të policisë rrugore bjelloruse.



