
Partizani është rikthyer të fitojë në Superligë pasi sot ka mposhtur 3-0 Bylisin për llogari të javës së 27.
Të besuarit e Dajës e zhbllokuan takimin që në sekondën e 15 falë Solomon, ndërsa realizuan edhe dy herë të tjera me Asann dhe Çinarin.
Me këtë fitore Partizani është ngjitur në vendin e dytë në kuotën e 47 pikëve, po aq sa Vllaznia, ndërsa vendi i parë mbahet nga Teuta me dy pikë më shumë.
Vlen për tu theksuar se kjo ishte fitorja e parë e Partizanit pas 7 vitesh në kryeqytet kundër Bylisit.



