Interpelanca/ Rama i përgjigjet Bardhit: Kontejnerët drejt Azisë jo me mbetje të rrezikshme. Aludimet psiko-patologjike!

Interpelanca/ Rama i përgjigjet Bardhit: Kontejnerët drejt Azisë jo me mbetje të rrezikshme. Aludimet psiko-patologjike!

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një interpelancë lidhje me transportin e kontejnerëve drejt Tajlandës dhe Kinës që dyshohet se kishin mbetje toksike. Rama tha se nga verifikimet mallrat që janë transportuar “nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme nga katalogët europianë”. Ai shtoi se mbetjet teknologjike dhe industriale transportohen rregullisht në gjithë rruzullin tokësor, duke i konsideruar akuzat si “aludime psiko-patologjike”. Më herët Bardhi tha se ka dyshime serioze që Shqipëria është përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme.

Interpelanca

Gazment Bardhi: Anijet ishin nisur në korrik pa konfirmimin se Tajlanda do t’i pranonte. Tajlanda refuzoi t’i pranonte. Ngarkesa ishte pluhur i furrës, një produkt mbetjesh të rrezikshme që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit, çelikut dhe përmban okside të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm, dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, dyshohen edhe kompani jashtë territorit të Shqipërisë, e transportojnë atë, sepse përpunimi i tyre kërkon shpenzime marramendëse. Aktualisht, sipas infromacioneve të bëra publike dy anije me 100 kontejnerë po kthehen në Portin e Durrësit. OJQ amerikane, Rrejti i Aksionit të Bazelit është shprehur për VOA se është e bindur se Porti i Durrësit, edhe në raste të tjera është shfrytëzuar për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike. Dyshime të arsyeshme tregojnë që hiri i transportuar nga Porti i Durrësit i takon kompanisë “Sokolaj shpk”, dhe mbetjet kanë të bëjnë me “Kurumin”. Lidhur me këtë çështje ka patur reagime konfuze dhe kontradiktore të institucioneve përgjegjëse. Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur Konventën e Baselit dhe traktatin e OKB, që rregullon transportin e mbetjeve të rrezikshme. Rastet e përsëritura ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në tregti ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Vetëm për dy ngarkesat, rezulton që në Shqipëri do kthehen 1600 tonë mbetje toksike, që cenojnë sigurinë kombëtare, dhe jetën e shqiptarëve.

Edi Rama: Burimi i kësaj tjetër telenovele olimpike të fundverës u shfaq paralelisht me ngjarjen e Pogradecit. Ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azisë. Vet organizata jo qeveritare ndërkombëtare shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerrja nga procesi i përpunimit industrial, janë mbetje të rrezikshme. Dyshime, asgjë e vërtetuar, asnjë certifikatë analizash, asnjë provë e faktuar ende. Që në sinjalizim agjencitë ligjzbatuese i kanë konsideruar këto dyshime jo vetëm më vëmendjen e duhur, me vullnetin për të hetuar, në bashkëpunim me organet e specializuara europiane. Goja e pangijshme e politikës së urrejtjes ka ngritur akuzat dhe ka caktuar fajtorët! A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Në çdo deklarat, dokument, të paraqitura nga subjektet private, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë s’është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit nga një vend i BE, që konfirmon deklarimit të subjektit. Në të dyja rastet, të transportit drejt Tajlandës, dhe drejt Kinës, mallrat janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve europiane me të gjithë dokumentacionin përkatës, përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padiskutueshëm, janë magazinuar përkohësisht në vendet e BE, ku askush s’i ka penguar, dhe më pas janë lejuar të vazhdojnë internerarin. Nga verifikimet mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme, as nga katalogët europianë. Kemi të bëjmë me një aludim psiko-patologjik nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike. Mbetjet teknologjike dhe industriale transportohen rregullisht në gjithë rruzullin tokësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy