Haxhiu: SHBA dhe Irani në luftë nervish, rreziku i përshkallëzimit mbetet

Haxhiu: SHBA dhe Irani në luftë nervish, rreziku i përshkallëzimit mbetet

Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar nw emisionin "Të Paekspozuarit", tha se bombardimet amerikane ndaj Iranit janë kryer pas largimit të njerëzve për të shmangur viktimat. Sipas tij, Irani mund ta shfrytëzojë këtë për të kërkuar paqe, por grupet radikale mund ta çojnë drejt përshkallëzimit. 

"Është një bombardim në zbrazëti, të gjithë elementet jo esenciale, para fillimit të bombardimit janë të larguara nga vendet ku mund të sulmohet nga Irani.

Bombardimet e SHBA, kur Shtëpia e Bardhë vendosi të sulmohet Irani, kanë kaluar 5-6 ditë derisa u mor. Elementet jo esenciale janë larguar nga vendet e ngjarjes, duke përfshirë edhe njerëzit rreth Iranit.

Kjo ka dy elemente, nëse ky bombardim ka ndodhur pa viktima dhe dëme, Irani për probleme te brendshme, thotë e kthyem bombardimin dhe tani kërkojmë bisedime ose paqe. Varianti i dytë është, nëse Irani ose një prej liderëve ekstremistë thotë do të vazhdojmë luftën, aty do të ketë pasoja serioze.

Izraeli e ka nisur luftën dhe Irani nuk ka fuqi të bëjë të tilla. Por përmes milicive dhe grupeve terroriste do të krijojë problem. SHBA për këtë arsye janë në pozitë të vështirë. Irani mund të kërkojë paqe, por elementet radikale nuk e lënë"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy