Është mbyllur pjesa e parë, në sfidën mes Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 7-të në Abissnet Superiore.
Pas 45 minutave të para, shkodranët janë në avantazhin e një goli. Vendos goli i shënuar nga Ardit Hoxhaj në minutën e 38-të.
Sulmuesi shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një krosim nga e majta, duke gjuajtur me kokë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.
Ishte një pjesë e parë më raste nga të dyja ekipet, ku edhe Partizani iu afrua golit, por pa sukses.



