
Trajneri Edoardo Reja, është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së ND Gorica në Slloveni, vetëm dy muaj pas emërimit.
Ky vendim është marrë pas rezultateve negative të arritura nga skuadra në kampionat. Në pesë ndeshjet e fundit, Gorica regjistroi katër humbje radhazi dhe mban vendin e parafundit me 22 pikë, po aq sa edhe Tabor Sezana e vendit të fundit.
Në shtatë ndeshje në drejtimin e Rejës, Gorica numëron katër humbje, dy fitore dhe një barazim.
Ish-trajnerit të Shqipërisë, i është komunikuar shkarkimi mbrëmjen e së hënës. Përveç kombëtares kuqezi, në karrierën e tij, italiani ka drejtuar ekipe si Lazio, Napoli, Torino, Atalanta, Hajduk Split apo edhe Cagliari.



