Aksident në Elbasan/ Autovetura shkatërrohet, të paktën dy të plagosur

Aksident në Elbasan/ Autovetura shkatërrohet, të paktën dy të plagosur

Një aksident i fortë ndodhi afër mesnatës midis 24 dhe 25 marsit në aksin e rrugës Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Një autoveturë lukseze e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.

Autovetura në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje.

Për pasojë autovetura është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë "fluturuar" disa metra larg.

Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes që ndodhi në fshatin Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy