Mbahet në Tiranë Forumi i 12-të i Rrjetit të Rregullatorëve Audiviziv të vendeve të Detit të Zi, diskutohet gjuha e urrejtjes

Mbahet në Tiranë Forumi i 12-të i Rrjetit të Rregullatorëve Audiviziv të vendeve të Detit të Zi, diskutohet gjuha e urrejtjes

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve Audioviziv të vendeve të Detit të Zi, BRAF. 

Përgjatë dy ditëve, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF kanë diskutuar mbi një temë të mprehtë për nga problematika që paraqet në këto kohë zhvillimi teknologjik, siç është Gjuha e Urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online.

Kanë qenë të pranishëm në këtë forum edhe përfaqësues të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, BSEC. 

Zv.Sekretarja e Parë e Përgjithshme e Sekretariatit të Përhershëm të kësaj organizate, Amb. Dr. Merve Safa Kavakcı, në fjalën e saj përshëndetëse ka theksuar qëndrueshmërinë e BSEC për projekte të rëndësishme, si Agjenda Ekonomike, “Blue Port Index” dhe sistemi digjital PERMIT. 

Bashkëpunimi me BE-në dhe projekti “Blueing the Black Sea” synojnë të nxisin zhvillimin, inovacionin mjedisor dhe qëndrueshmërinë rajonale. 

Ndërsa kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e luftës kundër Gjuhës së Urrejtjes, në të gjitha format e shfaqjes së saj, por edhe rëndësinë që kanë forume të tilla për shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes vendeve.

Sfidat me të cilat përballet ky sektor janë globale, pavarësisht përvijimeve lokale, ka thënë ajo. Ndaj e gjykoj shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe ndërveprimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm mes rregullatorëve. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në rregullimin e tregut mediatik audioviziv, dhe ndërkohë që ne vazhdojmë të integrojmë median audiovizive digjitale në sistemet tona rregullatore, arritja e ekuilibrit të duhur midis Lirisë së Shprehjes dhe mbrojtjes nga fenomene si Gjuha e Urrejtjes mbetet ende një sfidë. 

Në panelet e diskutimit të këtij Forumi të 12-të BRAF, përfaqësuesit e rregullatorëve të Azerbajxhanit, Turqisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë diskutuan për, "Gjuhën e Urrejtjes dhe Të Drejtën për Informim në median audiovizive".

Trajtimi i rasteve konkrete, eksperiencat e secilit prej vendeve pjesëmarrëse, diskutimi mbi to për zgjidhjet ligjore dhe jo vetëm, theksuan edhe një herë problematikën që paraqet dhe pasojat e Gjuhës së Urrejtjes, në të gjitha format që ajo shfaqet.

Ndërsa përfaqësues të rregullatorëve të Armenisë, Bullgarisë, Moldavisë dhe Serbisë u përqendruan në çështje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut dhe perspektivës ndërkombëtare mbi rregullimin e përmbajtjeve online. 

Lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes është një objektiv i rëndësishëm në përditshmërinë e punës në AMA. Përveç ndryshimeve ligjore të kryera, aktualisht po punohet për transpozimin e akteve të tjera të rëndësishme europiane, siç janë Akti i Lirisë së Medias, EMFA, apo Akti i Shërbimeve Digjitale, DSA. 

Mbeten gjithashtu prioritet ankesat e publikut, monitorimi dhe analiza e përmbajtjeve audiovizive, si dhe Edukimi Mediatik i Publikut si një investim i rëndësishëm në krijimin e një audience të mirë orientuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy