Dy fitore radhazi, Kapllanaj: Objektivi i Bylisit është mbijetesa, për këtë i kemi bërë afrimet

Dy fitore radhazi, Kapllanaj: Objektivi i Bylisit është mbijetesa, për këtë i kemi bërë afrimet

Agron Kapllanaj, president nderi te klubi i Bylisit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për situatën e skuadrës ballshiote, që në dy ndeshjet e fundit ka regjistruar dy fitore.

Për rezultatet, sipas Kapllanajt, ka meritë edhe ish-trajneri Bellai, ndërsa shtoi se trajneri i ri, Shensoi kërkon një skuadër agresive dhe do luftë sportive deri në fund.

Bylisi e ka bërë këtë lojë që në fillim, por kanë munguar rezultatet. Në dy ndeshjet e fundit ne kemi ndryshuar trajner, por Shensoi nuk do të thotë se bëri gjithçka, pasi një punë të shkëlqyer ka bërë edhe Bellai. Ndoshta fati nuk ishte me të dhe rezultatet nuk ishin në favorin e tij. Shensoi njihet për agresivitetin e tij dhe futbollin e tij agresiv. Skuadra i është përgjigjur mirë në atë që ka kërkuar. Ai kërkon luftë sportive deri në fund. Ndoshta ne kemi bërë ndeshje më të bukura gjatë kampionatit, por nuk kemi pasur fitoren. Në këto dy ndeshje, nuk kemi bërë futboll të bukur, por kemi marrë rezultatin.

I pyetur për objektivin, Kapllanaj tha se Bylisi ka synim të sigurojë mbijetesën dhe afrimet i kanë bërë për këtë arsye.

Kanë qenë javë të ngarkuara, edhe për shkak të ndeshjeve që janë luajtur brenda javës, por edhe në Kupë. Kemi lojtarë të mirë dhe me përvojë. Në këtë merkato, jemi në kohë për të bërë ndonjë afrim të mundshëm. Kemi bërë afrime të rëndësishme deri tani. Janë të gjithë lojtarë me përvoje, ajo që ndoshta Bylisit i ka munguar deri tani. Zguro ka bërë diferencën, na jep siguri për të ardhmen. Blerjet e reja, janë kualitet dhe garanci për rezultatet e Bylisit.

Në fillim ne kemi hyrë me objektiva të tjera, për të qenë në zonën e Europës, por gjithsesi për të qenë komodë dhe për të mos rrezikuar mbijetesën. Duke parë renditjen, objektivi kryesor është mbijetesa. Për këtë i kemi bërë edhe afrimet në këtë merkato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy