
Pavarësisht përhapjes së variantit Omicron të Covid-19 në të gjithë botën, Franca nuk planifikon të imponojë masa të reja.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë franceze, Gabriel Attal.
“Aktualisht janë rreth 130 raste të konfirmuara me variantin, Omicron”, tha Attal duke shtuar se Qeveria franceze vazhdimisht është duke e monitoruar situatën.
Nga ana tjetër, Franca pritet të goditet nga vala e gjashtë e Covid, pohojnë ekspertët shëndetësorë spitalorë në Francë.
Siç shkruan Reuters, Franca ende po përballet me valën e pestë dhe variantin Delta.
Varianti i ri Omicron i raportuar fillimisht në Afrikën e Jugut ka nxitur alarm global, me mbyllje të kufijve dhe kufizime në shumë vende të botës.



