Sulmi ndaj shkrimtarit Rushdie, Blinken akuzon Iranin: Është e neveritshme!

Sulmi ndaj shkrimtarit Rushdie, Blinken akuzon Iranin: Është e neveritshme!

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka akuzuar në mënyrë eksplicite Iranin se më së paku ka frymëzuar sulmin ndaj Salman Rushdie.

“Institucionet iraniane kanë nxitur dhunë ndaj shkrimtarit prej vitesh dhe mediat shtetërore ditët e fundit janë gëzuar për sulmin ndaj tij. E gjithë kjo është e neveritshme”, deklaroi Blinken në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit. 

Kujtojmë që autori i librit “Vargjet Satanike” u sulmua me thikë më 12 gusht, gjatë një eventi në Nju-Jork.

Gjendja e tij është përmirësuar ditën e djeshme, ku i është hequr oksigjeni dhe shkrimtari ka qenë në gjendje të flasë. Shkrimtari me origjinë indiane prej vitesh është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij,  të cilin një pjesë e myslimanëve radikalë e shohin si blasfemi.

Një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khomeini do të bënte thirrje për ekzekutimin e Ruzhdie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy