Biden me urdhër ekzekutiv për Ballkanin/ Mbështet Blinken: Të angazhuar për transparencë e demokraci (VIDEO)

Biden me urdhër ekzekutiv për Ballkanin/ Mbështet Blinken: Të angazhuar për transparencë e demokraci (VIDEO)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbështetur me anë të një postimi në Twitter, urdhrin ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, mbi “Bllokimin e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA, të personave kontributorë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor”.

‘Jemi të përkushtuar në promovimin e demokracisë”, shkruan Blinken në Twitter. “Transparencë dhe besueshmëri në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Sipas sekretarit, duhet qëndrueshmëri në standardet që vendet ballkanike ndjekin për të vijuar me rrugëtimin e tyre drejt bashkësisë evropiane.

“Urdhri i sotëm, është një mjet jetësor për të arritur qëllimet tona të përbashkëta”, përmbyll Blinken.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar dje një vendim të presidentit amerikan Joseph Biden, sipas të cilit kushdo nga zyrtarët e Ballkanit Perëndimor që nuk i respekton disa prej marrëveshjeve të arritura në tre dekadat e fundit do të futet në listë të zezë.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e Republikës Jugosllave dhe Shqipërinë. Sipas Biden-it, gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve. Këto, kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve.

Përmes një urdhri ekzekutiv, ai ka vendosur që t’u bllokohet prona dhe t’u pezullohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të gjithë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Tashmë, urdhri i Joe Biden, është një paralajmërim i radhës për Ballkanin. Kryesisht, për zyrtarët e hamendësuar si të inkriminuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy