Tre nxënës janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një shkollë në Helsinki, kryeqytetin e Finlandës.
Mediat lokale raportojnë se autori i dyshuar dhe të plagosurit janë të gjithë të moshës 12-vjeçare.
Incidenti ndodhi mëngjesin e së martës në një shkollë të mesme të ulët në qytetin Vantaa, në veri të Helsinkit. Policia tha se ishte njoftuar për incidentin vetëm pas orës 9:00 të mëngjesit.
Sipas gazetës “Ilta-Sanomat”, forcat e rendit fillimisht deklaruan se të plagosurit ishin 13 vjeç, por më pas e korrigjuan informacionin. Një hetim ende nuk ka përcaktuar se si autori i dyshuar e ka zotëruar armën e zjarrit.



