Lëvizja Bashkë protestë kundër shtrenjtimit të biletave në Kamëz/ Kita: Transporti publik është kthyer në emergjencë kombëtare (VIDEO)

Lëvizja Bashkë protestë kundër shtrenjtimit të biletave në Kamëz/ Kita: Transporti publik është kthyer në emergjencë kombëtare (VIDEO)

Lëvizja Bashkë organizoi sot një protestë para Bashkisë së Kamzës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të biletës së urbanit. 

Aktivistët akuzuan këshilltarët bashkiakë për lidhje me kompaninë e transportit dhe kërkuan abone falas për pensionistët dhe studentët.

Emiljando Kita, aktivist i Lëvizjes Bashkë, deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV se transporti publik është kthyer në një emergjencë kombëtare, ku sipas tij pasurohet privati dhe mungon çdo vullnet politik për të zgjidhur problemet.

Sipas Kitës, nuk ka asnjë arsye që çmimi i biletës në Kamëz të rritet. 

Bashkia Kamëz rrit çmimin, ndërsa në Tiranë është 40 lekë, këtu 50 lekë. Pse duhet të jetë më shtrenjtë se në kryeqytet?.

Korrupsioni dhe lidhjet me oligarkët po ndikojnë vendimmarrjen në këshillin bashkiak. 

Nuk ka arsye të rritet kostoja e transportit në Kamëz. Linjat janë të shumta, por nuk po shohim modernizim. Përkundrazi, qytetarët përballen me shumë problematika.

Edhe çmimi i abonentit është rritur nga 12 mijë në 14 mijë lekë, gjë që është e pajustifikueshme. Mllefi i qytetarëve nuk vjen vetëm për 100 lekë, por për abuzimet dhe rritjen e kostos në një vend që duhet të funksiononte normalisht.

Transporti publik për studentët duhet të ishte falas edhe në Kamëz, ashtu si në Tiranë, ndërsa buxheti i bashkisë rritet çdo vit, por qytetarët nuk e ndjejnë.

Transporti publik po kthehet në një emergjencë kombëtare, jo për të përmirësuar shërbimin, por për të pasuruar disa persona. 

Sipas tij, këshilltarët bashkiakë në Kamëz kanë rënë dakord për rritjen e çmimit sepse kanë lidhje me kompaninë e transportit.

 “Opozita ‘gjoja’ bashkohet me pushtetin për të rritur koston e jetesës. Disa këshilltarë janë madje punonjës të kompanisë së transportit, që përbën shkelje ligjore.

Anëtarët e këshillit duhet minimalisht të subvenciononin transportin me fondet nga taksat e qytetarëve, por nuk ka asnjë vullnet politik. Të dyja palët kanë heshtur.

Lëvizja Bashkë ka dy javë që mbledh firma kundër rritjes së çmimit të biletës dhe për abone falas për pensionistët dhe studentët: 

Shohim që këshilltarët janë zhdukur sepse nuk përballen dot me qytetarët. 

Ata duhet të zgjedhin: të mbrojnë interesat e qytetarëve apo të kompanisë private. Deri tani shohim se mbrohen vetëm interesat e privatëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy