Nga sot kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skema kombëtare 2026 për bujqësinë, e cila parashikon 12 masa direkte dhe investimesh.
Eduart Sharka, ekspert i bujqësisë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se edhe këtë vit nuk ka asnjë ndryshim pasi jemi në subvencionet e dhënë deri, shifra të cilat nuk kanë dhënë asnjë efekt veç rënies.
Nuk kemi asgjë ndryshe sepse vazhdon tradita sa i përket masa e pagesës. Jemi po në ato % të viteve të kësaj qeveria.
% që jepet e ka dhënë efektin që japin shifrat e INSTAT, që sektori është në rënie. Janë lëmoshë, nuk kanë efektin për të cilin jepen. Ka ca makijazhe sivjet. Ajo që kisha cilësuar risi derisa lexova udhëzimin e sotshëm ishte incentivimi për të rinjtë, por nuk kishte ndonjë ndryshim. Nuk ka fond të veçantë për të incenticvuar pjesëmarrjen e të rinjve. Nuk ka diçka specifike, thjeshtim procedure apo incentivim siç duhet të ishte për të rinjtë. Parimi është po ai i vjetshmi, ndarja proporcionale. I njëjti parim do të konsiderohej për 2026. 2025 u konsideruar nga mungesa e madhe e transparencës askush nuk e di sa përfituan.
Pretendoj të kemi dyfishin e mesatares së rajonit.
Mjafton të marrim politikat e mira të Kosovës dhe RMV, t’i adaptojmë se ka specifike.
Shoh mungesa vullneti për të investuar në sektor. Shoh armiqësi.



