Krim në azilin e të moshuarve në Tiranë, 82-vjeçari vret shokun e dhomës

Krim në azilin e të moshuarve në Tiranë, 82-vjeçari vret shokun e dhomës

Një krim është shënuar në një azil për të moshuarit në Tiranë, ku një 82-vjeçar ka vrarë shokun e tij të dhomës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Zyhdi Shehu, 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje’, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin Virgjil Vesho, 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy