Në Vatikan pas lajmeve të fundit ka pak frikë për Papa Franceskun, pasi katër roje zvicerane të tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Ndërkohë, të gjitha rojat, në shërbim apo jo, do të veshin maskat brenda dhe jashtë në përputhje me masat e kërkuara. Të katër ata që janë infektuar janë me simptoma dhe të karantinuar,”-deklaroi Matteo Bruni, zëdhënësi i Vatikanit.
Ushtria me roje zviceranë të Papës është krijuar në 1506 nga papa Xhuliusi II për mbrojtjen e tij, ndërkohë që tani kontigjent janë 100 ushtarë. Ato janë një magnet për vizitorët e Vatikanit, me uniformat e tyre verdhë, kuq dhe blu, armatimet dhe helmetat e veçanta.
Sipas traditës, rojat zvicerane duhet të jenë të gjithë nga 19 deri në 30 vjeç dhe të paktën 1.74 të gjatë. Ata duhet të jenë katolikë praktikantë, zviceranë, dhe të pamartuar. Sot, rojat zvicerane thuhet se gëzojnë një marrëdhënie më personale dhe jo formale me papën aktual, Franceskun, që konsiderohet se është më pak i lidhur me protokollin strikt papal se sa paraardhësit e tij.
Vatikani konfirmoi se Papa është në monitorim të vazhdueshëm në lidhje me koronavirusin.



