Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në Itali, u shpreh se vaksinimi luan një rol kyç në luftën ndaj Covid-19.
“Sipas të dhënave të institutit shëndetit publik në Itali tregon se dominues është varinati Delta. Të dhënat të virusit me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson, është ulur transmetueshmëria me 77%, ulur hospitalizimi me 93%, ulur shtrimi në ACU 96%, vdekshmëria 96%.
Këto janë shifra të marra 4-5 ditë më parë, nuk e ka ndarë me vaksina, por I referohet vaksinave në tërësi që dëshmon efikasitetin e vaksinave dhe domosdoshmërinë e aplikimit të vaksinave.”, u shpreh Pipero.



