Zgjedhjet/ Çipi: SPAK mund të kapë ndonjë cironkë, por peshqit e mëdhenj kurrë

Zgjedhjet/ Çipi: SPAK mund të kapë ndonjë cironkë, por peshqit e mëdhenj kurrë

Gazetari Kastriot Çipi thotë se për shkeljet gjatë procesit zgjedhor mund të ndëshkohen, por përgjegjësitë do të mbeten në nivele të ulëta. Çipi tha se ajo që opozita ka në dorë dhe nuk e përdor është kushtëzimi i Kodit Zgjedhor.  

Nuk ka ndodhur kurrë të përsëriten zgjedhjet. Ka ndodhur vetëm përsëritje të pjesshme por ka qenë sistem tjetër, ai maxhoritar. A do ketë reagim nga SPAK-u? Mund të kapet ndonjë cironkë, por peshqit e mëdhenj nuk kanë për t’u kapur kurrë. Zbardhja duhet bërë që të merret vesh edhe kush i ka futur duart brenda PD. Po u shite, nuk ka rëndësi kush është blerësi, ka rëndësi sa është pazari. 

Opozita nuk shfrytëzon levën më të fortë që ka: kushtëzimin e Kodit Zgjedhor. Nuk mund ta besoj se opozita do t’i mbroj me gjak votat, kur nuk i mbron me letër. 

Çfarë ka bërë PD në katër vjet? Nuk fitohen zgjedhjet në ditën e fundit. E dini sa veta fitojnë gjyqet në vit për pushimet nga puna. 22 milionë euro në vit vetëm nga pushimet nga puna. Çfarë do të ndodhte nëse fatura do t’u shkonte përgjegjësve dhe jo shtetit. Do të ishin shumë më të kujdesshëm dhe nuk do t’i nënshtroheshin askujt për të bërë fushatë. Administrata do të ndryshonte. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy