Rusia, thirrje Turqisë: Mos nisni ofensivë në Veri të Sirisë!

Rusia, thirrje Turqisë: Mos nisni ofensivë në Veri të Sirisë!

Rusia i kërkoi Turqisë të mos nisë një ofensivë në Sirinë veriore pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan ripërsëriti kërcënimet për një fushatë ushtarake që ka si target “terroristët” kurdë.

“Ne shpresojmë që Ankaraja të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në një përkeqësim të rrezikshëm të situatës tashmë të vështirë në Siri”, tha në një deklaratë të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Një veprim i tillë, në mungesë të marrëveshjes së qeverisë legjitime të Republikës Arabe Siriane, do të ishte një shkelje e drejtpërdrejtë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë” dhe do të “shkaktonte një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në Siri”, shtoi ajo.

Kujtojmë që PKK ka nisur një kryengritje të armatosur kundër Turqisë që prej vitit 1984, konflikt ku kanë mbetur të vdekur dhjetëra mijëra njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy