Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ka tre arsye pse qytetarët priren të investojnë kursimet e tyre drejt titujve qeveritarë: Fushata ndërgjegjësuese e qeverisë, norma më e lartë e interesit që ofrojnë bonot në krahasim me bankat dhe së treti rritja e kursimeve në nivel popullate.
Një fushatë që bëri qeveria para disa muajsh, doli Rama dhe ministrja e bëri thirrje të investonin në letra me vlerë si alternativë e sigurtë për ata që kanë investime, dhe janë fitimprurëse. Në Shqipëri ka një paradoks në tregun financiar që nuk haset në vendet e tjera të zhvilluara.
Nëse ke një depozitë dhe do t'a vendosësh më një afat 1-vjeçar nëse i çon në bankë merr një normë interesi që vërtitet rreth 2 %. Nëse investon me bono interesi është 4% është paradoks i madh, duhet të ishte e kundërta. Interesat e investimit në bono duhet të ishin më të ulëta se presupuzohet se janë investime me risk zero. Nuk e di pse kjo tendencë, sektori bankar nuk i ka kalibruar normat ashtu si duhet. Vijmë nga një periudhë e gjatë me norma shumë të ulëta interesi. Që nga 2008 pati tendencë për t’i ulur normat interesit për të gjallëruar ekonominë dhe ato mbeten për një dekadë në nivele të ulëta.
Kjo shpjegon interesin në rritje për t’i spostuar kursimet drejt titujve qeveritare, kanë më tepër fitime për të njëjtat afate që ofron tregu bankar dhe së dyti dhe fushatat ndërgjegjësuese që bëhen. Është dhe një arsye e tretë. Ka të bëjë me rritjen e kursimeve në nivel popullate. Po të shohësh shifrat e viteve të fundit kemi parë rritje rekord dhe të depozitave në bankë.
Më tej Tomorri tha se tregu sekondar duhet të hapet dhe të lejohen të hyjnë operatorë të rinj megjithëse është krijuar një “status quo” ku dhe bankat dhe qeveria kanë zënë rehat.
Tregu duhet të hapet dhe të lejohet të hyjnë operatorë të rinj në tregun sekondar veç bankave. Situatën e tregjeve të ngurtësuara e kemi gjithandej. E kemi dhe me bursën e energjisë.
Është “status quo” ku të gjithë janë rehat. Bankat janë rehat se fitojë para në mënyrë të lehtë. Qeveria ndihet komode me këtë situatë se s’do të marrë përsipër situatën që mund të bëjë reforma që mund të jenë risk të shtuar financiar. Kemi mbetur në këtë paradoks, që më mirë të investosh në bonos e t’i çosh në depozita.
Vendimmarrja apo zgjedhja e individit për të investuar në tituj afatshkurtër varet nga disponueshmëria e fondeve që ka dhe planeve që ka. Janë dhe normat e interesit, pritshmëritë për inflacionin. Ata që zgjedhin për investime me maturitet afatshkurtër i druhen se në të ardhmen mund të ketë krizë inflacioni që mund të gërryejë investimet e tyre.
Letrat me vlerë afatgjata kanë riskun që në Shqipëri nëse investon një obligacion 7-vjeçar do marrësh një interes më të mirë se në një bono 1-vjeçare po i ke bllokuar paratë për 7 vite por s’ ke mundësi që atë obligacion ta tregtosh në treg sekondar pasi ai nuk ekziston ose do detyrohesh të shkosh tek banka që të thotë ta blej unë, por do e blej me ulët. Jo vetëm që do e fitosh por do humbësh. Kjo është arsyeja pse njerëzit priren drejt investimeve në tituj me maturitet afatshkurtër.
I ndalur dhe mundësia e qytetarëve për të investuar tek kompanitë publike të Shqipërisë Tomorri tha se ka një risk të lartë pasi shpesh herë ndërmarrjet shkojnë në krizë financiare dhe qeveria mbush gropat me paratë e buxhetit.
Jam pak skeptik pasi nëse do i marrësh me radhë kompanitë publike të Shqipërisë janë me risk të lartë të gjithë. Me kompanitë e sektori energjetik shkojnë në krizë financiare dhe qeveria merr paratë e qytetarëve nga buxhet për të subvencionuar humbjet dhe nuk besoj se do të ketë qytetarë që do guxonin të investonin paratë në institucione shtetërore që menaxhohen politikisht, ka korrupsionin masiv dhe në finale të gjitha këto çojnë në një rezultat negativ. Kush është ai qytetar që do investonte në këto ndërmarrje? Në Shqipëri është me risk.



