Trump konfirmon eliminimin e liderit të ISIS-it: Tani bota është një vend më i sigurt (VIDEO)

Trump konfirmon eliminimin e liderit të ISIS-it: Tani bota është një vend më i sigurt (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se është vrarë lideri i organizatës terroriste, ISIS, Abu Bakr al-Bagdadit.
Teksa foli nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al-Baghdadi kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë në orët e vona të së shtunës.
“Al Baghdadi ka shpërthyer veten dhe ka gjetur vdekjen së bashku me tre fëmijët tij. Rezultati i testit të AND-së konfirmon se trupi është i tij. Udhëheqësi i ISIS al-Bagdadi ishte një njeri i sëmurë dhe i privuar, i dhunshëm dhe vdiq si një frikacak, si një qen, duke vrapuar dhe duke qarë. Ky është një sukses i madh. Tani bota është një vend më i sigurt”,  ka thënë Trump.
Që prej vitit 2011, SHBA ishte vënë në ndjekje të tij, duke ofruar deri 10 milionë dollarë për këdo që do të jepte informata për vendndodhjen.
Udhëheqësi 48-vjeçar i shtetit islamik, njihej si një takticien i pamëshirshëm dhe tepër i organizuar në luftë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy