Ukraina kërkon armë, i druhet sulmit kimik. Zelensky: Ka mina kudo

Ukraina kërkon armë, i druhet sulmit kimik. Zelensky: Ka mina kudo

Ukraina kërkon përsëri armë dhe paralajmëron aleatët e saj se kushdo që nuk ndihmon merr përgjegjësinë për të vdekurit ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se së shpejti do të nevojitet më shumë mbështetje ushtarake.

Jetët e ukrainasve po humbasin, janë jetë që nuk mund të kthehen më. Dhe kjo është gjithashtu përgjegjësi e atyre që kanë ende armët që i duhen Ukrainës në arsenalin e tyre. Përgjegjësi që do të mbetet përgjithmonë në histori. Nëse do të kishim avionë, mjete të blinduara të rënda, artileri, do të mund t’i jepnim fund kësaj lufte.

Ndërkohë në Ukrainë mbetet shqetësimi për përdorimin e armëve kimike nga rusët, pasi një dron ka dërguar në Mariupol substanca toksike mbi forcat mbrojtëse.

Tre persona manifestuan “shenja të qarta të helmimit kimik”, por asnjë prej tyre nuk ka pasoja të rënda për shëndetin.

Zelensky përsëriti “shqetësimin e tij për një sulm të mundshëm me armë kimike në fazën e re të sulmit në terror”, pa konfirmuar përdorimin e tyre në Mariupol nga rusët.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby deklaroi se nuk janë në gjendje që t’i konfirmojnë këto raporte, por shtoi se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së vazhdon të monitorojë nga afër situatën.

Sipas prokurores së përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova, aktualisht ka mbi 5800 raste të krimeve të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Zelensky thekson më tej se trupat rusët kanë lënë mina kudo, në shtëpi, në rrugë, në makina, në dyer

Ata kanë bërë gjithçka për ta bërë sa më të rrezikshëm kthimin në këto zona, kanë bërë gjithçka për të vrarë ose gjymtuar sa më shumë njerëz tanë kur u detyruan të tërhiqen, nga toka jonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy