Sipas të dhënave nga organizata "One Tree Planted" është se ne kemi humbur 80 përqind të pemëve të botës ndërsa i kemi prerë, djegur apo i kemi dëmtuar, duke sjellë degradim të mjedisit. Edhe në Shqipëri sipërfaqet e gjelbëra janë nën normat e përcaktuara në Evropë. Nëse në vitet '90, në Tiranë kishte një mesatare prej 10 metër katror gjelbërim për person, sot kjo sipërfaqe është ulur ndjeshëm.



