
Vlora është përfshirë nga reshje shiu, erë dhe një stuhi e fortë që ka sjellë ndërprerjen e lundrimeve në det.
Korrespondenti i MCN Tv në Vlorë, Edi Ruçi tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se era është me një intensitet shumë të lartë, gjë që ka sjellë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona sid he rrëzimin e pemëve dhe tabelave në rrugë.
Ka përkeqësim të kushteve atmosferike në Vlorë. Era është me intensitet të lartë.
Kemi ndërprerje të energjisë në shumë fshatra. Mbi 20 orë ndërprerje të energjisë në Dukat dhe Llogara.
Dallgët e detiti arrijnë 4.5 metra lartësi. Mjetet lundruese dhe të peshkimit nuk lejohen të dalin në det. Ka pasur ndërprerje të energjisë në Orikum, njësi që përfshin fshatrat e Radhimës, Dukatit, Tragjasës.
Ndërprerje ka pasur dhe në fshatrat e Selenicës dhe Himarës.
Sa herë ka erë të fortë dhe në shpejtësi më të ulët këto fshatra mbeten pa energji, gjë që vjen si pasojë e rrjetit të amortizuar.
Sa i përket Vlorës, në qytet ka pasur dëmtime të shumta, pemë të rrezuara në Pyllin e Sodës. Për pak minuta është bllokuar rruga që lidh Vlorën me Zvërnecin.
Ka pasur dhe rënie të tabelave rrugore, por edhe ato që reklamojnë projektet në Vlorës. Nuk raportohet për të lënduar.



