Njeriu më i vjetër në botë jeton në Indonezi dhe është 145 vjeç. Mbah Gotho rezulton të ketë lindur në 31 dhjetor 1870. Gjatë bisedës me gazetarët ai u tha atyre se e kalonte ditën duke dëgjuar radio pasi sytë nuk ja lejonin më të shihte televizorin dhe se receta më e mirë për të patur jetëgjatësi ishte durimi.



