Shpërthim në një dyqan celularësh, plagoset rëndë pronari. Dyshimet e policisë

Shpërthim në një dyqan celularësh, plagoset rëndë pronari. Dyshimet e policisë

Një shpërthim me natyrë ende të panjohur ka ndodhur pak minuta më parë në një dyqan në rrugën “Pjetër Budi”.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Institutit të Higjienës, në një dyqan celularësh.

Paraprakisht mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Njëri prej tyre është identifikuar si Gentian Hoxha, 33 vjeç, pronari i dyqanit. Dyshohet se ai montonte mina që shpërtheheshin me celularë.  

Policia  ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur një shpërthim nga lëndë ende e papërcaktuar.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy