
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur mëngjesin e sotëm një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raportojnë mediat vendase.
Lëvizja e presidentit serb vjen ndërkohë që Moska nisi mëngjesin e sotëm sulmin ndaj Ukrainës, që deri më tani u ka marrë jetën 7 personave.
B92 raporton se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të fillojë rreth orës 13:00, fill pas takimit të Vuçiçit me ambasadorët e Quintit.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit, presidenti serb do t’u adresohet anëtarëve të kabinetit. Një ditë më parë Vuçiç tha se ka 48 orë kohë që t’i përgjigjet BE-së sa i takon qëndrimit që do të mbajë Beogradi në raport me Rusinë.



