
Tirana po përballet me pasojat e përleshjeve të ashpra që kanë lënë pas një bilanc të frikshëm me dhjetëra të plagosur, mes të cilëve të rinj, pedagogë, gazetarë dhe deputetë.
Lëvizja studentore ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë tërheqje deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Të rinjtë kanë njoftuar zyrtarisht se do të mblidhen sërish sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Tensionet e larta mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë shoqëruar si protestën kombëtare të së shtunës, ashtu edhe tubimet e ditës së djeshme.
Në përgjigje të kësaj situate, në tarracën e Kryeministrisë janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, të cilat mundësojnë monitorimin e hollësishëm të masës dhe identifikimin e personave që marrin pjesë në tubim.



