Covid-19/ Mbi 200 raste të reja dhe 2 viktima gjatë 24 orëve

Covid-19/ Mbi 200 raste të reja dhe 2 viktima gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë njofton këtë të martë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 279 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë dy pacientë në Spitalin Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, humbën jetën: një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh.

Janë 3763 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID, po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 483 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 279

Të shëruar në 24 orë 483

Të shtruar në spitale 73

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2387

Testime totale 1,732,633

Raste pozitive 270,734

Raste të shëruara 263,518

Raste Aktive 3763

Humbje jete 3,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1158

Fier 610

Elbasan 416

Vlorë 361

Berat 283

Lezhë 246

Kukës 161

Durrës 159

Gjirokastër 129

Shkodër 126

Korçë 94

Dibër 20

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy