“Parku Eden” Oborri i Ramës si oborri i Zotit

“Parku Eden” Oborri i Ramës si oborri i Zotit

Por për oborrin e Kryeministrisë nuk është shqetësuar vetëm kryebashkiaku Veliaj, por edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ky i fundit ka hapur tenderin me objekt “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden", me fond limit 4.3 miliard lekë . 

Në dokumentat e tenderit thuhet: 

“Sot oborri i Kryeministrisë është pa funksion dhe i pa trajtuar. Kjo hapësirë përbën një potencial të madh për ta kthyer këtë hapësirë në një arenë funksionesh dhe eventesh të reja, me një dizajn bashkëkohor dhe tërheqës”

Hartimi i projektit është detajuar nga një studio ndërkombëtare projektimi, me qendër në Austri. Kopshti i ‘Eden-it’ nuk është një kopsht në tokë, por një kopsht 3-dimensional.

Në kopshtin e Edenit stafi i Kryeministrisë mund të kaloj kohë të lirë private apo të organizoj evente publike. Shkallët e kopshtit përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm.

Sipas projektit kopshti i Edenit do të ketë edhe tribunën e tij, një rampë me ulëse, që jep mundësinë e zhvillimit të konferencave zyrtare gjatë ditës dhe në mbrëmje mundësinë për leksione, koncerte apo fjalime.

Ndërkohë bimët thuhet në dokumentat e tenderit, do të mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale si sfond i bukur për eventet.

Vetëm bimësia dhe peisazhi në këtë instalacion, sipas relacionit, pritet të kushtojnë 200 milionë lekë.

Pavarësisht vlerës së madhe të prokurimit, lloji i procedurës, e kufizuar, duket se do ta ngushtoj garën.

Procedura e kufizuar, e cila zakonisht zhvillohet në dy faza, bën që vetëm ata operatorë ekonomik të cilët i plotësojnë kërkesat minimale për të kryer një projekt, të ftohen për tenderim.

Autoriteti kontraktor i tenderit me vlerë 4.3 miliardë lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, u krijua me misionin për zbutjen e varfërisë në zonat rurale të Shqipërisë pas rënies së sistemit totalitar. Sot me fokus tek krijimi i infrastrukturës vendore dhe rajonale, ka zgjedhur që në vend të ndërtimit të një ujësjellësi, rruge apo shkolle, të shpenzojë 4.3 miliardë lekë për ndërtimin e kopshtit të Edenit, në Kryeministri.  

Në librat e shenjtë Kopshti i Edenit, përshkruhet ndryshe kopshti ku qëndron Zoti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy